Xheneta shqetësohet për raportin me Gjestin: Po përgatitem psiqikisht për gjithçka

PUBLIKUAR

Në orët e vona të natës, Xheneta dhe Driloni zhvilluan një bisedë të sinqertë rreth gjendjes emocionale të saj dhe raportit të ndërlikuar me Gjestin.

E shqetësuar për dinamikën mes tyre, Xheneta ndau ndjenjat e saj, duke theksuar se mysafirët që kanë hyrë në shtëpi nuk kanë sjellë energji pozitive në raportin e tyre.

Gjatë bisedës, ajo kërkoi mendimin e Drilonit për situatën. Në përgjigjen e tij, Driloni e siguroi se jashtë shtëpisë do të jetë më e lehtë për t’u përballuar me këto sfida.

“Nuk e di çka ka ndodhë, por veç e di që kur del jashtë ka me të ardhë shumë më lehtë, se këtu brenda është izolimi të kap malli…Kur të del jashtë edhe nëse është qashtu me Gjestin që ki me përballu shumë më lehtë, se të vin shumë sene nuk ki me pas kohë me mëndu”, i tha Driloni, duke e inkurajuar atë për një perspektivë më optimiste.

Xheneta, nga ana e saj, u shpreh se po përgatitet psiqikisht për çdo gjë që mund të ndodhë, duke treguar vendosmëri dhe qetësi për të përballuar sfidat që mund të vijnë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...