Xheneta la të nënkuptuar se Gjesti dhe Egli qëndrojnë në hotelin ku ajo është vendosur: Nuk e di kush kë po e ndjek

PUBLIKUAR

Xheneta Fetahu ka bërë të ditur se është takuar me Gjestin në ambientet e Top Channel, konkretisht në korridoret e televizionit. Ajo tregoi se gjatë këtij takimi të shkurtër, ai i kishte buzëqeshur, gjë që u nënkuptua fillimisht nga Graciano në emisionin Trotuar dhe më pas u konfirmua nga vetë Xheneta.

Sipas saj, ka qenë pikërisht Gjesti ai që e kishte parë dhe i kishte buzëqeshur, një detaj që, sipas dukjes, ishte komentuar edhe nga stafi pas kamerave.

Gjatë bisedës në studio, Graciano i përmendi edhe një tjetër emër të njohur – Eglin – duke i thënë Xhenetës se edhe ajo kishte qenë gjatë javës në zyrat e Top Channel dhe e pyeti nëse e kishte takuar. Përgjigjja e saj i habiti të gjithë.

Xheneta u shpreh se nuk i kishte takuar në ambientet e televizionit, por kishte dëgjuar një detaj interesant për qëndrimin e tyre në Tiranë.

“Unë nuk i takoj këtu, por kam dëgjuar se po flejnë tek hoteli ku unë rri, në kohën kur jam në Tiranë. Tani nuk e di se kush kë po e ndjek”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë ka ngjallur diskutime në rrjet dhe ka shtuar kuriozitetin rreth marrëdhënieve mes ish-konkurrentëve dhe kontakteve të tyre jashtë ekranit. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...