Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime

PUBLIKUAR

Xheneta Fetahu ka thyer heshtjen duke u shfaqur për herë të parë në një intervistë që pas daljes nga Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka folur për eksperiencën në këtë format dhe për të gjitha gjërat e tjera që kanë ndodhur.

E njëjta thekson se ka qenë një udhëtim i lehtë me pak vështirësi, por që në tërësi ka kaluar mirë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Me të thënë të drejtën ditën e parë kur dola e mora veten sikur nuk ka ndodhur asgjë, të nesërmen më ka kapur ankthi midis rrugës saqë e kam thirr shoqen e ngushtë edhe i thashë nuk po mund të eci më, nuk kesh mirë”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Udhëtimi ka qenë i lehtë, i vështirë në disa raste edhe unë për veten kam pasur edhe raste kur kam dashur që të dalë, por të vjen një force që rikthehesh. Unë aty kam zgjedhur që të luaj, për mua loja ka përfunduar aty brenda”.

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Lexo po ashtuXheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Mes tjerash, finalistja e këtij reality shou tha: “Unë kam zgjedhur që të jem aty Xheneta e vërtetë, edhe kur kam qesh e qarë, në disa raste kam eskaluar edhe kam bërë gabime. Nuk është se kisha ndryshuar diçka shumë të madhe, fjalori pak disa ofendime”.

Xheneta shton gjithashtu se kur doli është zhgënjyer nga disa persona. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...