Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

PUBLIKUAR

Xheneta Fetahu, një nga finalistet e spikatura të Big Brother VIP Kosova ka ngjallur spekulime pas një postimi të fundit në InstaStory.

Në video, ajo ka ndarë pamje nga një floktar ku tregonte flokët e saj të saporregulluara.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte lokacioni i vendosur në postim – Tirana.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky detaj ka nxitur një lumë spekulimesh mes fansave, të cilët janë duke hamendësuar nëse Xheneta po përgatitet për të hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania,” ashtu siç bëri Gjesti, me të cilin ajo kishte krijuar një lidhje gjatë edicionit të BBVK.

A do të jetë kjo një surprizë e madhe për spektaklin e BBV Albania? Apo Xheneta thjesht po shijon një vizitë personale në Shqipëri? Fansat presin me padurim për të zbuluar më shumë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...