Xheneta Fetahu: Disa vajza e luajnë aq mirë rolin e viktimës, sa meritojnë çmimin ‘Oscar’

PUBLIKUAR

Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan imazhe nga më të ndryshmet.

Në fotografitë e reja që publikoi në Instagram, ajo ua ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim, i cili duket paksa thumbues.

“Disa vajza e luajnë aq mirë rolin e viktimës, sa meritojnë çmimin Oscar”, ka shkruar modelja.

Ndonëse nuk ka përmendur ndonjë emër, ish-konkurrentja e BBVK ka bërë që të ketë aludime.

E njëjta ditë më parë hodhi një akuzë ndaj prezantueses Sara Gjoka, duke i thënë se i ka shkruar ish-partnerit të saj, derisa ishte me të.

Ajo këtë periudhë bëri bujë edhe me deklaratat kundrejt ish-të dashurit të saj, Gjestit, që e njohu në Big Brother.

Sidoqoftë, Xheneta po vazhdon me angazhimet në karrierë, ku një pjesë të kohës po e kalon edhe në Shqipëri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...