Xhemajlaj: Nuk ka balotazh, nga nesër jam kryetar

PUBLIKUAR

Kandidati i NISMA në Drenas, Isa Xhemajlaj ka thënë se është i kënaqur me daljen e qytetarëve në këto zgjedhje.

“Përgjithësisht kësaj here ka shkuar diçka më mirë se herëve të tjera. Ka pasur ndalje të rrymës arrestime të komisionerëve dhe më e çuditshmja është se është arrestuar zëdhënësi i degës së NISMA në Drenas”, ka pohuar Xhemajlaj.

“Mendoj se rezultatet i kam pasur tash e një javë dhe që nga nesër do të jem kryetar komune”, ka deklaruar Xhamajlaj, njofton Klan Kosova.

“Nuk mbetet në balotazh fare”, ka thënë Xhemajlaj.

Ai ka thënë se është i kënaqur me daljen në zgjedhje, që sipas tij është 48%.

Por që KQZ më parë ka konfirmuar se dalja në këto zgjedhje është 40.55%.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...