Xhelal Canziba aderon në AAK

PUBLIKUAR

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga radhët e PDK-së, Xhelal Canziba i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Xhelal Canziba, ekspert i gjeodezisë, sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njofton kumtesa nga AAK.

Ai me këtë rast tha se i bashkohet Aleancës së Haradinjat, për të dhënë kontributin e tij për vendin, në këto momente bukur të ndjeshme.

“Ramush Haradinajn dhe AAK-në, i shoh si adresën më të duhur politike, për të dhënë atë që kam, për të çuar përpara proceset me të cilat sot po përballet Kosova”, citohet të ketë deklaruar Canziba. /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...

Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit...

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...