Mbrojtësi i skuadrës së Preston në Angli, Kevin O’Conor ka fituar 1 milion funte me një biletë lotarie në Irlandë, të cilën xhaxhai i tij ja dha si një dhuratë
O’Conor ishte kthyer në vendlindje për disa ditë pushime me familjen, kur edhe fitoi paratë.
Nënë e tij e nxiti që të shikonte biletën, në rastin kur dëgjo numrat e lotarisë.
“E kontrollova biletën, dhe nuk e mendoja kurrë se do të isha fitues i çmimit 1 milion funtesh. Ka qenë një ditë e pabesueshme. Nuk e di ende çfarë do bëj me paratë, por do ta mendoj dhe do marr një vendim”, u shpreh futbollisti. /Express/


