Xharra: Veseli duhet të bëhet kryeministër, Mustafa i paaftë

PUBLIKUAR

Arbana Xharra, anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasi shumica e proceseve me shumë rëndësi për vendin kanë ngecur.

Kështu, sipas saj, udhëheqjen e kryeministrisë do ta merrte Kadri Veseli, i cili nga Xharra shihet si njeriu i duhur për të udhëhequr me proceset, njofton Klan Kosovas.

“Do të jem zë edhe i gazetarëve brenda Partisë Demokratike të Kosovës. Sepse i di sfidat dhe problemet me të cilat përballen ata”.

“Isa Mustafa ka dështuar në menaxhimin e deputetëve të tij. Ai nuk i ka numrat për ta votuar demarkacionin. Duhet të jetë i sinqertë dhe i hapur, jo vetëm ta ruajë pozitën e tij. Ai e ka bllokuar procesin vetëm për të mbetur kryeministër. Unë mendoj që duhet të shkojmë në zgjedhje”.

“Unë kam shkruar për radikalizmin fetar. Ata të rinj dhe të reja që kanë shkuar në Siri janë viktima të politikës, të izolimit. Një pjesë e qytetarëve nuk kanë dalë kurrë nga vendi, ndërsa deputetët, që paguhen nga taksat e popullit, nuk kanë asnjë problem”.

“Mendoj që Kadri Veseli do të ishte kryeministër më i mirë se Isa Mustafa, për shkak të orientimit të tij”. /klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...