Xhandarmëria serbe sërish defilon në brendi të Kosovës

PUBLIKUAR

Të enjten më datën 28.01.2016 në ora 12 e 16 minuta sipas banorëve të Karaqevës, xhandarmëria serbe është parë duke patrulluar e armatosur dhe me xhipa të zi në rrugën e asfaltuar që njihet si territor i Kosovës.

Selver Lenjani shprehet i brengosur me këtë ndërhyrje dhe thotë se është e pafalshme që në të njëjtën kohë, dy delegacionet, ai I Kosovës dhe Serbisë flasin në Bruksel kurse në të njëjtën kohë xhandarmëria serbe provokon hapur banorët e Karaqevës në territor të Kosovës.

Ka qenë banori Lah Keka ai i cili ka takuar xhandarmërinë serbe në rrugën e asfaltuar tek kthesa e fshatit Novosellë, ndryshe vend ky që njihet si territor i Kosovës, raporton rajonipress.

Selver Lenjani përfaqësues i Karaqevës tha për rajonipress se xhandarmëria serbe është parë e armatosur deri në dhëmbë dhe me xhipa të zi.

“Ata kanë defiluar te rruga e asfaltuar nga kthesa e Novosellës me xhipa të zi e të armatosur deri në dhëmbë. Ky është provokim shumë serioz që vije në fillim të vitit 2016. Është e pakuptimtë që delegacioni kosovar në të njëjtën kohë dialogon në Bruksel, kurse është e njëjta qeveri serbe që shkel kartat ndërkombëtare. Banorët janë të brengosur sepse kjo ndërhyrje e xhandarmërisë qëllim kryesor ka zbrazjen e fshatit”.

Lenjani tha se xhandarmëria serbe ka qëndruar në territor të Kosovës afër 30 minuta.

“Ky provokim i hapur ndaj banorëve shqiptarë mund të ketë një fund të keq. Andaj Qeveria e Kosovës duhet të ndërpres bisedimet ose të kushtëzojë Serbinë me largimin e menjëhershëm të patrullave ushtarake që po defilojnë në brendi të territorit të Kosovës”, tha Lenjani. /rajonipress/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...