Xhaka te Arsenali, tifozët fillojnë t’i blejnë fanellat e tij (Foto)

PUBLIKUAR

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka është shumë afër për të nënshkruar me gjigantin anglez Arsenal.

Mediat gjermane dhe ato angleze kanë raportuar se zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodh brenda kësaj jave.

Por tifozët e Arsenalit po besojnë aq shumë në transferimin e Xhakes në ‘Emirates Stadium’, sa që kanë filluar t’i shtypin fanellat e tij.

Një tifoz shqiptar që jeton në Londër i ka dërguar Telegrafit një foto me fanellën e Xhakës dhe ka në shpinë numrin 34.

Edhe pse këtë numër e bartë Francis Coquelin, Xhaka pritet që t’ia rrëmbejë atë pasi numri 34 është numri fatsjellës për të dhe më parë ka deklaruar se nëse transferohet në Arsenal do të kërkojë nga francezi që t’ia lejojë bartjen e numrit 34.

Transferimi i 23-vjeçarit pritet t’i kushtojë Arsenalit rreth 43 milionë euro, por kjo shifër mund të ngrihet deri në 50 milionë varësisht prej paraqitjeve të kosovarit. /Telegrafi/

13245824_1072346229489428_27092378_n

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...