“Xhaka po luan pa tru dhe i pa koncentruar”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Ish lojtari i Arsenalit beson se kosovari rrezikon që shumë shpejt të startojë pasi që të tjerët janë duke konkurruar për pozitën e tij

Roli i Granit Xhakës në Arsenal është vënë në pikëpyetje nga Ray Parlour, me kosovarin që ai e ka konsideruar se “e humbet shpesh top[in” dhe ka mungesë gatishmërie për lojë.

Unai Emery po kërkon nga Arsenali që të jenë më të pakalueshëm në mbrojtje dhe qendër por ata në dy ndeshje kanë pësuar pesë gola.

Xhaka konsiderohet mburojë para katër mbrojtësve, përderisa ai duhet të bëj edhe lidhshmëri në mes të mbrojtjes dhe sulmit.

Parlour, megjithatë, ka treguar se 25 vjeçari pritet ta humbet këtë vend, me Lucas Torreiran që e sheh shpejt para tij në formacionin e parë.

“Xhaka vazhdimisht e humbet topin dhe atë shumë në këtë sistemin e ri pasi që luan më shumë me mbrojtjen. Ai ka nevojë që të lëvizë më shumë se mundet”, ka thënë ish mesfushori i Arsenalit për The Sun.

“Por, ai mund të mësojë si ta përdorë topin në këto zona. Nëse krahasohet me Matteo Guendouzi, i cili ka impresionuar këto ndeshje, ai është shumë më pak energjik apo i lëvizshëm. Nëse ai nuk e bën punën e tij, Emery shpejt do ta lërë në bankë, ashtu sikurse bëri që në pjesën e parë kundër Chelsea. Me Lucas Torreira, i cili mendoj që herët apo vonë do të startojë, Xhaka do të mbetet në bankë tek Arsenali”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...