Xhaka objektiv kryesor i Milanit

PUBLIKUAR

Granit Xhaka vazhdon të jetë në formë të lartë, dhe kjo ka bërë që për të të interesohen skuadra të mëdha.

Së fundmi në garë për mesfushorin kosovar me pasaportë zvicerane, është futur edhe gjiganti italian Milan.

Sipas mediave italiane, Milan, është duke e vëzhguar Granitin që një vit dhe në janar mendojnë të dalin me ofertë zyrtare në drejtim të Gladbachut.

Xhaka së fundmi është bërë edhe kapiten i skuadrës së tij falë paraqitjeve fantastike dhe lidershipit që tregon në fushë.

Edhe pse vështirë të besohet që Gladbach do të heqë dorë nga prishtinasi, në rast se do të vije një ofertë mbi 25 milionë euro, atëherë Xhaka mund ta veshë fanellën kuq e zi. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...