Xhaka, nën hetim për “përshëndetjen nacionaliste”

PUBLIKUAR

Xhaka, nën hetim për “përshëndetjen nacionaliste”

Liga Zvicerane do të shqyrtojë gjestin e shqiptarit drejt familjarëve në tribunë

Një përshëndetje e Taulant Xhakës drejt familjarëve të tij në tribunë është kthyer në çështje dite në Zvicër, pasi mesfushori shqiptar tashmë akuzohet për gjeste nacionaliste shqiptare. Disa foto tregojnë lojtarin ndërsa largohej nga fusha pas ndeshjes së të shtunës fillimisht me dorën në zemër e më pas duke shtrirë atë në formë nderimi.

Por një veprim i tillë është interpretuar nga mediat zvicerane si mesazh nacionalist, duke trumbetuar me forcë që ky ishte vazhdim i “gjesteve të dhunshme nacionaliste” të këtij lojtari gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, transmeton Gazeta-Shqip.com.

“Ishte përshëndetje ndaj familjes. Ishte nga zemra, asgjë më shumë e asgjë më pak. Nuk është faji im nëse ndokush e interpreton ndryshe”, ishin fjalët e futbollistit për “Blick”. Por pikërisht e përditshmja zvicerane ka qenë ajo që ka sulmuar më hapur futbollistin duke e cilësuar një gjest naiv që vinte në kohën e gabuar, pas ngjarjeve të mesjavës së kaluar në ndeshjen e kombëtares. Ajo i ka kushtuar një hapësirë të madhe kësaj ngjarjeje, me një editorial në të cilin nuk ka harruar të kujtojë se edhe vëllai i tij, Granit Xhaka, ka festuar golin e shënuar në Bundesligë me gjestin nacionalist të “fluturimit të shqiponjës”.

Pas diskutimeve të shumta që janë përhapur thuajse në të gjitha mediat në Zvicër, Liga Zvicerane ka hapur hetim disiplinor ndaj futbollistit shqiptar rreth kësaj çështjeje, duke ngritur akuzën e shfaqjeve të papërshtatshme nacionaliste. Lojtari duhet të paraqitet para Komisionit Disiplinor për të vërtetuar se ishte thjesht një përshëndetje dhe për të evituar një dënim absurd.

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...