Xhaka në Ligën Premier, do të luftojë për titull

PUBLIKUAR

Granit Xhaka ende nuk e ka të ardhmen e sigurt dhe krejt kjo falë formës së tij të shkëlqyeshme.

Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës është duke kaluar momentet e tij më të mira në karrierë.

Kapiteni i skuadrës së famshme gjermane Borussia Moenchegladbach po kërkohet nga shumë skuadra të ndryshme evropiane, ndërsa së fundmi në garë është futur edhe Arsenali.

Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja angleze ‘Metro’, Arsenal ka bërë gati 21 milionë funte për mesfushorin e Gladbachut.

Mbetet të shihet nëse skuadra gjermane do ta pranojë apo jo këtë ofertë, mirëpo në rast se një gjë e tillë do të ndodh, atëherë Xhaka do të luftojë për titullin e kampionit në Ligën Premier. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...