Taulant Xhaka – Fiorentina, simpatia mes tyre nuk ka mbaruar ende, edhe pse transferimi i shqiptarit në verë dështoi.
Ka qenë klubi kampion i Zvicrës, Baseli që ka ndërprerë bisedimet me Fiorentinën në verë duke ia pamundësuar Xhakës transferimin në Serie A.
Por sipas asaj që ka shkruar gazeta sportive shqiptare ‘Sport Ekspres’, ka pasur një takim mes drejtuesve të dy klubeve në ndeshjen e mbrëndshme për transferimin e Xhakës.
Fiorentina do të kërkojë huazimin e Xhakës në muajin janar me të drejt blerje në fund të vitit për një shifër rreth 4-5 milionë euro.
Mbetët të shihet nëse Baseli do të lejoj largimin e mesfushorit shqiptar i cili në ‘ST Jacob Park’, llogaritët si i pazëvendësueshëm. /Telegrafi/


