Xhaka mund të dënohet rëndë, i ngreh flokët dhe e godet kundërshtarin (Video)

PUBLIKUAR

Taulant Xhaka është në një tjetër problem të madh pasi mund të dënohet nga Federata e Futbollit të Zvicrvs.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe Baselit ka bërë një gjest të pahijshëm në ndeshjen ndaj Grasshopperit.

Në minutën e 31-të, sulmuesi Marc Janko u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Bauer dhe ky i fundit si duket simuloi.

Natyrisht që Taulanti nuk e duroi një gjë të tillë dhe shkoi për të qëruar hesapet me të, transmeton Telegrafi.

Në momentin që ishte i shtrirë lojtari vendas, Xhaka e tërhoqi për flokë pastaj edhe e goditi.

Gjyqtari nuk e pa këtë rast, mirëpo kamerave nuk iu ka ikur dhe tani futbollisti shqiptar rrezikon të dënohet deri në katër ndeshje mos lojë. /Telegrafi/


Taulant Xhaka reisst an Bauers Haaren! by enteritament

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...