Xhaka krenar që barazoi me Juventusin

PUBLIKUAR

Lojtarët e Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka dhe Ibrahima Traore janë krenar që kanë arritur të marrin dy barazime me finalistët e viti të kaluar të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët edhe pas këtij barazimi janë ende në fund të grupit, por me gjasa për të luajtur në Evropa Ligë.

Ata barazuan 0-0 në Torino dhe 1-1 në shtëpinë e tyre edhe pse kanë mundur të fitojnë pasi Hernanes i Juventusit doli jashtë me karton të kuq.

“Në fund ne kemi luajtur kundër finalistëve të vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve dhe kemi marr dy barazime. Kjo është diçka për të qenë krenarë”, ka thënë Xhaka.

Edhe bashkëlojtari i tij Traore ka të njëjtin mendim.

“Për fat të keq ne nuk kemi mund të shënojmë një gol në fund, por ne mund të jemi krenarë për këtë performancë”, tha Traore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...