Pas Xherdan Shaqirit, edhe Granit Xhaka nuk është kujtuar për Kosovën
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili ndihmoi Zvicrën t’i arkëtojë tri pikët e parë në kualifikueset për Botërorin ‘Rusia 2016’, duke mposhtur Portugalinë 2:0, nuk është kujtuar për Kosovën.
Ai pas ndeshjes ka qenë aktiv në rrjetet sociale ku ka falënderuar tifozët zviceran për mbështetjen në këtë ndeshje: “Faleminderit tifozëve për përkrahjen. Tre pikë, fillim i mbar”, ka shkruar Xhaka, duke mos përmendur fare ndeshjen historike të Kosovë. /gazetaExpress/



