Xhaka i sulmon kritikët: Askush s’e di çfarë ka brenda Arsenalit

PUBLIKUAR

Granit Xhaka e ka mbrojtur Arsenalit duke thënë se skuadra tregoi unitet, shpirt dhe karakter në përballje ndaj Milanit të enjten në Evropa Ligë.

Golat nga Henrikh Mkhitaryan dhe Aaron Ramsey i dhanë fitoren skuadrës së Arsene Wengerit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Evropa Ligës të zhvilluar të enjten mbrëma në “San Siro”, transmeton Express.

Pas katër humbjeve radhazi dhe para takimit me italianët, Arsenali u kritikua për mungesë të unitet dhe shpirtit luftarak, por mesfushori kosovar i Zvicrës s’është i atij mendimi.

“Sot treguam unitet, treguam shpirt dhe karakter të fortë”, ka thënë Xhaka për uebsajtin e klubit.

“Shumë njerëz flasin për ne nga jashtë, por askush nuk e di çfarë ka brenda ekipit”, ka shtuar 25-vjeçari.

“Të gjithë e dinë se kemi humbur katër ndeshje dhe kjo qe e vështirë për ne. Ka qenë më rëndësi të qëndronim të bashkuar dhe t’iu tregonim njerëzve jashtë se jemi ekip”, theksoi Xhaka. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...