Xhaka i reagon trajnerit të Shqipërisë: Unë kurrë s’e refuzoj Kombëtaren kuqezi

PUBLIKUAR

Taulant Xhaka ka thënë se ka mbetur i habitur me komentet e trajnerit të Shqipërisë, Edi Reja, se gjoja mesfushori i Baselit e ka refuzuar ftesën për t’u grumbulluar me ekipin kombëtar për ndeshjet e nëntorit, duke këmbëngulur se “unë kurrë nuk e refuzoj Kombëtaren tonë”.

Reja njoftoi të mërkurën në një konferencë për media se mesfushori nga Kosova kishte pësuar një dëmtim muskulor në një ndeshje me ekipin e tij, Basel, prandaj nuk i ishte bashkuar ekipit kombëtar në grumbullim për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Andorrës dhe Francës, raporton Gazeta Express.

“Me Xhakën kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen e fundit në Zvicër kishte marrë një dëmtim muskulor, në 10 minutat e fundit. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse një lojtar nuk ndihet në 100% do ta lejojmë të pushojë dhe të rimëkëmbet nga ky dëmtim”, kishte thënë trajneri italian.

Xhakës duket se nuk i kanë pëlqyer komentet e trajnerit të vet dhe shkrimet në media për këtë çështje.

28-vjeçari shkroi në rrjetet sociale se ka mbetur i habitur nga lajmet për mosgrumbullimin e tij me Kombëtaren.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...