Xhaka i fascinuar me eurogolin nga gjuajtja e lirë (Video)

PUBLIKUAR

Xhaka i fascinuar me eurogolin nga gjuajtja e lirë (Video)

Fundjavën e shkuar ishte “djaloshi i keq” i Bundesligës, kurse të enjten mbrëma hero për skuadrën e Borussia Moenchengladbachut.

Mesfushori Granit Xhaka shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë për t’ia siguruar skuadrës së tij, barazimin 2:2 në udhëtim kundër Villarrealit në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Evropës.

“Nuk e mbaj në mend që e kam shënuar një gol të tillë në karrierë. Madje nuk kam menduar se mund të shënoj”, ka thënë Xhaka, që shënoi nga gjuajtja e lirë prej 25 metrave, përcjell sot Koha Ditore. Për të ky ishte goli i dytë këtë edicion në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Pesë ditë para duelit me Villarrealin, Xhaka u kritikua shumë për shkak se u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në humbjen e Gladbachut nga Eintracht Frankfurti (3:1) në kuadër të Bundesligës. “Ndoshta, gjuajtja ishte më e fortë sesa goditja për të cilën u ndëshkova ndaj Eintrachtit”, thotë Xhaka me buzëqeshje. “Kemi treguar se jemi ende gjallë pas dy humbjeve dhe se nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi”.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të Grupit A të Ligës së Evropës, Borussia Moenchengladbachu i prin tabelës me nëntë pikë të grumbulluara. Ka një pikë më shumë se Villarreali që zë vendin e dytë. Ndeshjen e fundit ekipi gjerman e luan në shtëpi kundër Zuerichut. Dy skuadrat e para kualifikohen në garat e mëtejme, kurse Xhaka nuk dyshon në skuadrën e tij. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...