Xhaka i del në mbrojtje Ozilit, komenton lajmet për largimin e Aubameyangut

PUBLIKUAR

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, thotë se do të ishte një humbje e madhe për të nëse klubi do ta humbiste Pierre-Emerick Aubameyangun këtë verë ose gjatë verës së ardhshme, përderisa e ka mbrojtur bashkëlojtarin e tij, Mesut Ozilin.

Pierre-Emerick Aubameyangu është spekuluar që një kohë të gjatë për një largim potencial nga Arsenali këtë verë, pasi që kontrata e tij është afër skadimit dhe ai nuk duket se do të nënshkruajë kontratë të re në Emirates, transmeton Gazeta Express.

Kjo bën që klubi londinez të duhet ta shesë atë gjatë këtij afati kalimtar të verës ose të rrezikojë ta humbë atë për asnjë cent verën e ardhshme, kur i skadon kontrata.

Opsioni i dytë do të ishte një humbje e madhe për Arsenalin, që këtë verë do të kishte mundësi të kërkonte një çmim mjaft të lartë për të shkaku i paraqitjeve të mira të tij – 20 gola të shënuara këtë sezon.

“Nëse kjo do të ndodhte, natyrisht që do të ishte një humbje e madhe për skuadrën dhe për klubin”, ka thënë ai në një intervistë të dhënë për SportBild.

“Aubameyangu është gjithmonë e rrezikshëm dhe mund të shënojë gola. Si djalosh, ai gjithashtu i mrekullueshëm. Ai është gjithmonë pozitiv, optimist, të ndihmon dhe është shumë profesionist”.

Një tjetër futbollist që është spekuluar për një largim nga Emirates këtë verë është mesfushori Mesut Ozil, i cili ka pasur probleme në klub që një kohë. Situata e tij është përmirësuar që kur ka ardhur Mikel Arteta në pozitën e trajnerit, mirëpo gjermani me origjinë turke vazhdon të kritikohet për mungesë të përkushtimit.

“Unë e shoh atë si një koleg shumë të pëlqyeshëm dhe pozitiv. Ai është tejet modest, gjithmonë i gatshëm të të ndihmojë dhe punon shumë në stërvitje. Sipas mendimit tim, ai e shijon me të vërtetë futbollin”, shtoi Xhaka.

“Kur Mesuti është në formë, ai është natyrisht shumë i rëndësishëm për ne dhe mund të bëjë gjithmonë diferencën. Ne në të vërtetë as që kemi nevojë të diskutojmë për aftësitë e tij si futbollist”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...