Xhaka: Flamuri për mua është i shenjtë, do e godisja ҫdo kënd për të

PUBLIKUAR

Xhaka: Flamuri për mua është i shenjtë, do e godisja ҫdo kënd për të

Taulant Xhaka shprehet i lumtur që ai dhe bashkëlojtarët e tij treguan se sa trima janë në Beograd.

Anëtari i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka thënë se nuk ndihet pishman për ato që bëri në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Anëtari i Baselit thotë se do ta përsëriste ҫdo veprim të tij edhe njëherë, po të ishte nevoja.

“Unë nuk po mendoja se ҫfarë do të mund të më ndodhte mua kur fillova ta largoja flamurin tonë nga duart e serbëve. Unë isah i gatshëm ta godisja ҫdo person që e mbante flamurin tonë, sepse ai është i shenjtë për mua”, u shpreh Taulanti për mediat shqiptare, përcjell Kurir.

“Unë nuk kisha frikë. Nëse një gjë e tillë do të ndodh përsëri, unë do të veproja njëjtë. Unë jam krenar për vetën tim dhe për bashkëlojtarët, sepse në Beograd treguam se sa trima jemi”, shtoi tutje Xhaka

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...