Xhaka – Evras: Ki kujdes çfarë thua!

PUBLIKUAR

Granit Xhaka ka reaguar ndaj kritikëve të skuadrës së tij, Arsenal, e në veçanti kundër Patrice Evras, ish-mbrojtësit të rivalit Manchester United, duke theksuar se francezi është duke e tepruar me fjalë prandaj duhet të ketë kujdes çfarë thotë.

Arsenali e humbi mundësinë për t’u ngjitur në pozitën e tretë në Premierligë të hënën, sepse u mund 1:0 nga Sheffield United, dhe si pasojë kritikat ndaj mesfushorit shqiptar, Xhakës, dhe bashkëlojtarëve të tij u shtuan, shkruana Gazeta Express.

Humbja e mbrëmshme – ku u vunë në pah përsëri dështimet e njëjta – ishte e pesta në 10 ndeshjet e fundit të topçinjve në udhëtim në ligë.

Ish-mbrojtësi i majtë i Unitedit Evra e kritikoi mentalitetin e skuadrës së Arsenalit pas kësaj paraqitje, duke i quajtur foshnje lojtarët e tij.

Pas ndeshjes, Xhaka tha: “Duhet të ndalen këto broçkulla për fuqinë mendore. Për mua është njëjtë, qoftë në shtëpi apo në udhëtim, duhet të fitosh dhe të tregosh karakter dhe lojë të mirë dhe jo gjithmonë të gjesh arsyetime.”

Ndërsa, duke iu përgjigjur kritikave të Evras, përfaqësuesi i Zvicrës tha: “Shumë njerëz e teprojnë duke folur. Nuk është hera e parë që ai thotë diçka për ne”.

“Kam shumë respekt për të sepse ka qenë lojtar i madh, ama duhet të ketë kujdes çfarë thotë”, shtoi Xhaka. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...