Xhaka: E kam ëndërr të luaj me Granitin përsëri

PUBLIKUAR

Taulant Xhaka ka thënë se dëshiron të ribashkohet me vëllain e vet, Granitin, në të ardhmen. Po ashtu, ai ka zbuluar se ëndrra e mesfushorit të Arsenalit është të kthehet në Basel një ditë.

Taulanti, 26-vjeçar, ka luajtur kundër vëllait të vet më të vogël kur Baseli u takua me Arsenalin në Ligë të Kampionëve sezonin e kaluar, si dhe dy herë tjera në Euro 2016, me Xhakën e madh që e përfaqësoi Kombëtaren e Shqipërisë dhe Granitin atë të Zvicrës, transmeton Express.

Duke folur ekskluzivisht për Goal.com, ylli i Baselit e ka pranuar se ambicie e tij është të luajë përkrah vëllait në mesfushë.

“I telefonoj Granitit katër herë në javë. Flasim për gjëra në përgjithësi, jo vetëm për futboll. Po ashtu, për shkak se ai po kalon nëpër një periudhë të vështirë me Arsenalin. Shkëmbejmë këshilla për ta përmirësuar veten. Ai më ndihmon mua dhe unë e ndihmoj atë”, ka thënë Taulanti.

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...