Xhaferi: Ivanovi e thelloi krizën, duhet larguar

PUBLIKUAR

Deputeti i BDI-së në Parlamentin e Maqedonisë Talat Xhaferi ka komentuar arsyet e Presidentit Gjorgje Ivanov ku thotë se sqarimet e Ivanov nuk mbajnë ujë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk mbajnë sqarimet e Ivanovit se këtë vendim e ka sjell për të mirën e shtetit, pasi që pas sjelljes së këtij vendimi kriza u thellua. Jo adekuat është edhe argumenti se kriza ka përmasa të elementit të sigurisë. Për këtë arsye vlerësojmë se në përfundimin që duhet ta sjellim duhet sugjeruar Parlamentit që të diskutoje për iniciativën dhe të sjell një vendim adekuat”, deklaroi Xhaferi.

Nëse në përfundimet që do të gjenden para deputetëve në orën 14 do të qëndroje se iniciativa për impiçment nuk ka bazë, LSDM-ja së bashku me BDI-në do të votojnë kundër dhe do të përgatisin një mendim të ndarë.

SHIKO MË SHUMË

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për takimin e tij me...

Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se pas temperaturave të larta të gushtit, shtatori mund...

I riu nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, që humbi jetën në KEK, varroset sot

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të...