Xavi zbulon favoritët e tij për të triumfuar në Kupën e Botës

PUBLIKUAR

Xavi ka dhënë mendimet e tij rreth favoritëve për të triumfuar në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ish-mesfushori spanjoll fitoi tre tituj të mëdhenj ndërkombëtarë me “La Rojan” si lojtar, përfshirë triumfin e madh në Kupën e Botës të vitit 2010 – transmeton Gazeta Express.

Xavi pranoi se është i impresionuar nga Luis Enrique dhe Spanja përpara se kjo kombëtare të zhvillojë ndeshjen e parë, kundër Kosta Rikës, më 23 nëntor.

“Unë shoh një Kupë Bote shumë të barabartë, por me dy amerikano-jugorë një hap mbi evropianët”, tha trajneri i Barcelonës, sipas “Marca”.

“Unë e shoh Brazilin si shumë të fortë dhe Leon (Messi) me Argjentinën, shumë të motivuar”, shtoi Xavi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...