Xavi vijon me fitore në La Liga me Barcelonën

PUBLIKUAR

Barcelona e ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat 1:3, në kuadër të javës së 15-të.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa në atë të dytën i pamë katër të tillë, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht Frenkie de Jong kaloi katalonasit në epërsi qysh në minutën e 48-të të ndeshjes.

Nëndetësja e Verdhë u kundërpërgjigj në minutën e 76-të përmes Chukwuezes dhe u mendua se ndeshja do të përfundonte pa fitues.

Por, në minutën e 88-të, Depay kaloi sërish mysafirët në epërsi, kurse Coutinho në minutën e 90+4 realizoi nga penalltia për ta vulosur fitoren e dytë nën drejtimin e Xavit.

Kështu, Barcelona mbetet e shtata në tabelë me 23 pikë gjithsej, shtatë më pak se lideri, Real Madridi. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...