Xavi tregon se a do ta shikojë ndeshjen Real-PSG, ka dy fjalë për Messin e Neymarin

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka theksuar se ekipi i tij momentalisht është në momente të mira dhe po marrin rezultate të kënaqshme në La Liga, pak para ndeshjes së 1/8 së finales në Evropa Ligë ndaj Galatasarayt në “Camp Nou”.

Por, edhe pse tha se Evropa Liga është një kompeticion që sjellë kënaqësi tek ekipi, objektivi kryesor është që të kualifikohen për Champions League edicionin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Barcelona po luajnë në garën e dytë evropiane pë herë të parë pas 18 viteve, sepse përfunduan në vendin e tretë prapa Bayern Munichut dhe Benficas.

Barcelona momentalisht është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit, duke fituar gjashtë prej tyre dhe kanë lëvizur në vendin e tretë ne La Liga.

Ndërkohë, Xavi u pyet edhe rreth ndeshjes së madhe sonte mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit, teksa tha se do ta shikojë ndeshjen dhe u uroi fat Messit dhe Neymarit.

“Sot është një ndeshje e madhe për Messin, për PSG-në dhe Real Madridit. Do ta shikoj ndeshjen. Nuk do t’ju gënjej duke thënë se do të ha darkë jashtë. Do ta shikoj dhe do ta shijoj lojën. Më vjen keq që nuk po luajmë në Champions League. Duhet të jem i sinqertë. Është një ndeshje e shkëlqyer. Dhe kushdo që e pëlqen futbollin do ta shikojë atë. Skuadra më e mirë do të fitojë. Dhe urimet e mia më të mira për Leo dhe Neymar. Ata janë miqtë e mi. Skuadra më e mirë do të fitojë. Por nëse Leo Messi dhe Neymar fitojnë, atëherë edhe më mirë”, tha Xavi. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...