Xavi tregon pse Barcelona nuk është favorite për të fituar Ligën e Evropës

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka zbuluar arsyen pse skuadra e tij nuk është favoritet për ta fituar trofeun e Ligës së Evropës, teksa ka folur për përballjen ndaj Napolit.

Ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Napolit do të zhvillohet sonte (e enjte) në Camp Nou me fillim nga ora 18:45.

“Kritika është normale në një ekip si Barcelona, ata më ndihmuan të përmirësohem si futbollist”, ka thënë fillimisht Xavi në konferencën për shtyp.

“Ne nuk kemi një formacion fiks. Çdo lojtar është i dobishëm, të gjithë kanë luajtur vazhdimisht – pothuajse të gjithë. Eric dhe Busquets janë dy lojtarë vendimtarë, por nesër (sot) mund të jetë një ditë e mirë për të pushuar Busquets, ose ndoshta të dielën. Është e qartë se ai nuk mund të luajë çdo ndeshje”.

“Do të bëjmë ndryshime, por do të përpiqemi të jemi konkurrues. Ne kemi shumë opsione në sulm dhe është shumë mirë për mua si trajner”.

 

“Napoli është në një nivel të Ligës së Kampionëve, kjo ndeshje mund të luhej në Ligë të Kampionëve, ata janë një ekip i shkëlqyer. Ata janë pa lojtarë të rëndësishëm si Matteo Politano dhe Hirving Lozano, i cili është një futbollist i madh”.

“Nuk do të thosha se ne jemi favorit. Ne do të përballemi me një kundërshtar të vështirë dhe Sevilla ka shumë më tepër përvojë se ne në këtë garë. Jemi në mesin e kandidatëve, por jo favoritët”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...