Xavi rikthen ritualin e Guardiolas para ndeshjeve

PUBLIKUAR

Xavi Hernandez po ndryshon dinamikën tek ekipi i parë i Barcelonës dhe njëra nga to do të jetë përqëndrimi i ekipit disa orë para zhvillimit të ndeshjeve.

Për tani, para derbit katalonas me Espanyolin, ata kanë vendosur t’i mbledhin lojtarët në hotel, të drekojnë dhe të shkojnë me autobus në “Camp Nou”, shkruan Gazeta Express.

Futbollistët do të flenë në shtëpitë e tyre dhe nesër do të grumbullohen në “Camp Nou” në orën 11. Ekipi do të mbajë një seancë të lehtë stërvitore dhe së bashku do të shkojnë në hotel, aty ku do të hanë, do të pushojnë dhe do të dëgjojnë taktikat nga trajneri.

Pastaj, të gjithë së bashku me autobus do të shkojnë në “Camp Nou” ku do të përballen me Espanyolin me fillim nga ora 21:00.

Kjo metodë ishte praktikuar çdoherë nga Pep Guardiola si trajner i Barcelonës në ndeshjet e rëndësishme, si në Ligën e Kampionëve dhe ishte ndërprerë me ardhjen e Luis Enriques.

Kjo ishte rikthyer me Tata Martinon si trajner, por me Luis Enriquen, Valverden, Setien dhe Koeman, kjo metodë nuk ishte praktikuar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...