Xavi: Messi më i miri, por kjo falë edhe Ronaldos

PUBLIKUAR

Ka qenë një nga lojtarët kyç të Barcelonës duke marrë pjesë në shumë “El Clasico”, por Xavi Hernandez nuk mungon as kësaj radhe, edhe pse tashmë nuk e ofron mbështetjen në fushë për katalanasit. Ish-mesfushori blaugrana, i cili aktualisht aktivizohet te Al-Saad, foli për supersfidën e së Shtunës, për më saktë për dy prej protagonistëve kryesorë Messin dhe Ronaldon. Argjentinasi nuk e ka ende të sigurtë aktivizimin për shkak të dëmtimit, por Xavi nuk harron të thurë elozhe për ish-shokun e tij të skuadrës.

“Messi është padyshim lojtari më i mirë i historisë së futbollit. Edhe pse mendoj se nuk do të ishte kaq i fortë pa Cristiano Ronaldon, dhe ndoshta nuk do të kishte fituar aq shumë “Topa të Artë”, ashtu si Ronaldo nuk do të kishte fituar të tijët. Të dy motivojnë veten për të fituar” – theksoi Xavi.

2

1

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...