Xavi: Liga e Kampionëve është mizore ndaj nesh, na kushtuan gabimet në mbrojtje

PUBLIKUAR

Xavi e ka pranuar se Barcelona ka bërë shumë gabime, dhe jo vetëm kundër Interit sonte në “Camp Nou”.

Trajneri e ka kuptuar se kalimi tutje në Ligë e Kampionëve është tashmë shumë i vështirë dhe i komplikuar, transmeton Gazeta Express.

Xavi tha se tani është i fokusuar të përgatit skuadrën për t’u përballuar Real Madridin, të dielën.

“Vlerësimi? Negativ. Kjo Ligë e Kampionëve është mizore ndaj nesh. Ne kemi pranuar shumë në pjesën e dytë. E para ka qenë e shkëlqyer. Goli i parë është një gabim shumë i qartë nga mbrojtja, i dyti gjithashtu… ka qenë mizor që në Mynih, pastaj në Milano edhe sonte”, deklaroi Xavi pas barazimit 3:3 me Interin.

“Por, është të fitosh, të mos pranosh dhe të mbrohesh mirë, jo vetëm të sulmojmë. Nuk varemi nga vetja. Situata është shumë e vështirë. Duhet të vazhdojmë dhe të mendojmë për ‘El Clasico’. Të rikuperohemi mirë, të mendojmë për La Ligan, sepse Liga e Kampionëve është bërë e vështirë dhe e komplikuar”, shtoi ai.

“Futbolli është një lojë gabimesh dhe ne duhet t’i minimizojmë ato. Ne nuk jemi mbrojtur mirë. Intensiteti ka qenë i shkëlqyer në pjesën e parë, por nuk e kemi mbajtur atë. Gabimet janë të shtrenjta në Ligën e Kampionëve. Gabimet në mbrojtje kanë kushtuar në ndeshje. Kemi dhënë gjithçka, kemi lënë shpirtin, por janë gabime që paguhen shtrenjtë. Nuk mund të falësh kaq shumë. Në Mynih ishte efektiviteti, në Milan rrethana të tjera dhe sot gabime në mbrojtje”, deklaroi Xavi.

Barcelona renditet e treta në Grupin C me 4 pikë, tri më pak se Interi.

Katalunasit në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve e presin Bayern Munichin, kurse “Nerazzurrët” do të jenë nikoqirë të Viktoria Plzenit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...