Xavi kthehet në stërvitje pas shërimit nga koronavirusi

PUBLIKUAR

Trajnerit të Al-Sadd, Xavi Hernandez, iu dha drita e gjelbër për t’iu bashkuar skuadrës së tij në stërvitje të mërkurën, pasi ai ishte infektuar me koronavirus. Lajmin për kthimin e Xavit e ka konfirmuar klubi nga Katari.

Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Xavi, e zbuloi të shtunën se ai do të kishe të pamundur ta drejtonte ekipin e Al Sadd në përballjen e Stars League kundër Al-Khor, pasi ishte infektuar me koronavirus, transmeton Gazeta Express.

“Sot unë do ta kem të pamundur ta shoqëroj skuadrën time drejt rinisjes zyrtare të garës. Vendin tim do ta zë David Prats, trajner i rezervave”, shkroi Xavi në llogarinë e tij.

“Para disa ditëve, unë dola pozitiv në testin për Covid-19. Për fat të mirë, unë ndihem mirë, por jam duke e ndjekur protokollin dhe po qëndroj i izoluar deri kur të jam shëruar”.

E pas rreth 14 ditëve i infektuar me Covid-19, tani klubi ka bërë të ditur se Xavi u stërvit me skuadrën gjatë ditës së mërkurë.

“Të mërkurën u kthye trajneri Xavi Hernandez, pas shërimit nga infektimi me koronavirus, ndaj së cilës ishte i ekspozuar për rreth 14 ditë”, shkruhet në njoftimin e klubit”

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...