Xavi, kontrata dhe prezantimi

PUBLIKUAR

Tashmë është zyrtare, Xavi është trajner i Barcelonës. Ai ka nënshkruar deri më 2024.

Edhe zyrtarisht, Xavi Hernandez ka marrë drejtimin e klubit ku shkroi histori si lojtar, Barcelonën.

41-vjeçari do të tentojë të lë gjurmë edhe si trajner në “Camp Nou”, përkundër që fillimisht do t’i duhet kohë për të ndërtuar një skuadër që aktualisht është e çekuilibruar, pas largimeve të mëdha si Leo Messi këtë verë me Antoine Griezmann, Ivan Rakitic e Luis Suarez etj.

Xavi ka nënshkruar deri më 2024, për pjesën e mbetur të sezonit dhe dy vite më shumë, ku do të synojë të rikthejë Barcelonën sërish në maje.

Ai do të prezantohet të hënën dhe fati i tij i mirë është pushimi që kanë klubet shkaku i kombëtareve, çka do të thotë se Xavi do të ketë së paku dy javë të analizojë mirë skuadrën dhe të gjejë ekuilibrin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...