Xavi ia kthen lavdinë Barcelonës në La Liga

PUBLIKUAR

Barcelona e ka fituar titullin e 27 në La Liga, katër xhiro pa përfunduar sezoni.

Xavi Hernandez e ka fituar titullin e parë kampion në La Liga si trajner i kësaj skuadre.

Me fitoren bindëse 2:4 në udhëtim ndaj Espanyolit, katalonasit edhe matematikisht e kanë siguruar titullin e kampionit, të parin që nga sezoni 2018/19.

Lewandowski kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 11-të, para se Balde të dyfishonte nëntë minuta më vonë.

Ishte sërish sulmuesi polak që realizoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin në përgjithësi për Barcelonën në minutën e 40-të.

Kounde realizoi në të 53-tën për rezultatin 0:4.

Në minutën e 74-të Espanyoli shënoi për 1:4 nëpërmjet Puado.

Krejt në sekondat e fundit, Espanyoli shënoi edhe njëherë, për rezultatin përfundimtar, 2:4.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 85 pikëve në vendin e parë, 14 më shumë se Real Madridi, katër xhiro para fundit të kampionatit.

Në anën tjetër, Espanyol mbetet i parafundit me 31 pikë dhe e rrezikon seriozisht largimin nga elita e futbollit spanjoll. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...