Xavi humb Pedrin

PUBLIKUAR

Pedri do të jetë jashtë fushave së paku një muaj.

Pedri po punonte shumë që të rikthehej sa më parë në fushë, pas lëndimit që kishte pësuar në tetor.

Por, një tjetër shqetësim ka ndjerë në stërvitje dhe ai s’do të jetë gati edhe së paku një muaj, gjithnjë sipas Esport3.

Këtë sezon, shkaku i dëmtimeve, Pedri ka bërë vetëm 4 paraqitje.

Edhe pse 18 vjeçar, Pedri ka qenë shtylla në mesfushën e Barcelonës me Koeman, duke bërë deri sot 56 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola.

Mbetet të shihet se sa do t’i besojë tani trajneri i ri, Xavi Hernandez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...