Xavi: Duam të luftojmë për t’i fituar La Ligan, Kupën dhe Ligën e Evropës

PUBLIKUAR

Xavi Hernandez i ka objektivat e qartë sa i përket këtij sezoni.

Trajneri i Barcelonës po punon që “Blaugrana” ta mbyllin në mënyrë të suksesshme këtë edicion përkundër eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve.

Legjenda e katalunasve ka folur para ndeshjes së Copa del Rey ndaj Real Sociedadid, ku pret të jenë të pranishëm në stadium 80 mijë njerëz, njëjtë si në ndeshjen me Getafen.

Xavi nuk e ka fshehur faktin se Barça këtë sezon synon t’i fitojë krejt trofetë në garat ku është duke marrë pjesë, shkruan “Gazeta Express”.

“Jemi në një moment të shkëlqyeshëm dhe Superkupa në ka dhënë besim. Duam të kërkojmë dhe të pretendojmë më shumë nga vetja e jonë, nuk duhet të kënaqemi me një trofe. Duam të luftojmë në kampionat, në Kupë dhe në Ligën e Evropës”, u shpreh Xavi në konferencë për shtyp.

Ai është i lumtur që do ta ketë në dispozicion Robert Lewandowskin, ndërsa insiston se nuk ka menduar asnjëherë ta lë të largohet Franck Kessie nga “Camp Nou” në afatin kalimtar të janarit.

Xavi nuk e përjashton mundësinë e ndonjë përforcimi gjatë janarit, por insiston se për momentin nuk ka asgjë konkrete. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...