Xavi: Dallimi në pikë me Realin i thellë, por sezoni është i gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Xavi, e ka pranuar se dallimi në pikë që Real Madridi e ka krijuar në krye të tabelës në La Liga ndaj skuadrës së tij është tejet i madh, por këmbëngul se sezoni është ende i gjatë dhe se gjërat mund të ndryshojnë.

Barcelona është në vendin e tetë në La Liga, 16 pikë mbrapa rivalit dhe liderit Real Madrid dhe tri pikë larg top katërshes por me një ndeshje më pak të zhvilluar, raporton Gazeta Express.

Katalonasit do të përballen sonte me Sevillën, e cila është vetëm gjashtë pikë larg Realit dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, në takimin e mbetur nga java e 12-të.

Me një fitore, Barça do të ngrihej në vendin e katërt dhe do ta ngushtonte epërsinë e Realit në 13 pikë, por Xavi nuk dëshiron të heqë dorë nga gara për titull ende.

“Është një dallim i madh ndaj Real Madridit, jemi 16 pikë mbrapa, por sezoni është ende i gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë”, tha Xavi para ndeshjes me Sevillën të hënën.

“Varet nga rezultatet, nga dituria për të garuar dhe për t’u mbrojtur më mirë”.

“Ne do të luajmë me guxim ndaj Sevillës, do të bëjmë presion të lartë dhe do ta rifitojmë topin lart në pjesën e fushës së kundërshtarit, ky është modeli i lojës sonë”, shtoi Xavi.

Sevilla ka treguar formë të lartë nën udhëheqjen e Julian Lopeteguit dhe një fitore e mundshme ndaj Barçës do të bënte që ajo t’i afrohet Real Madridit në vetëm tri pikë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...