Xavi beson se Barcelona do të fitojë trofe këtë sezon

PUBLIKUAR

Xavi pret që të fitojë trofe vitin e ardhshëm me Barcelonën.

Barça është në garë për të gjitha trofetë, në përjashtim të Ligës së Kampionëve pasi u eliminua që në fazën e grupeve, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, katalunasit mund të fitojnë trofe evropian këtë sezon, pasi do të marrin pjesë në Ligën e Evropës.

Dhe, Xavi beson se skuadra e tij është në rrugën e duhur.

“Unë jam pozitiv. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, na duhet vetëm kohë. Në vitin 2023 do të fitojmë diçka me siguri. Le të presim deri në vitin 2023 për të parë se cilat janë opsionet tona”, tha ai.

“Po bëjmë mirë në La Liga, jemi përpjekur të luftojmë në grupin më të vështirë të Ligës së Kampionëve, edhe pse pa sukses”, shtoi trajneri spanjoll.

“Për sa i përket lojës, ne kemi bërë hapa para në një vit, edhe pse ata hapa janë ndoshta më pak nga sa prisnim. Por ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të vazhdojmë të punojmë”, deklaroi Xavi.

Pas 12 xhirove të zhvilluara në La Liga, Barcelona ka grumbulluar 31 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë në tabelë – me një pikë më pak se skuadra lidere, Real Madridi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...