Xavi: Barcelona e ka humbur modelin e lojës

PUBLIKUAR

Xavi e ka pranuar se Barcelona e ka humbu modelin e lojës së klubit, pas një fitoreje aspak bindëse kundër Elches në fundjavë.

Barça i dha fund një ecuri prej tri ndeshjeve pa fitores duke e mundur 3:2 Elchen në Camp Nou të shtunën, falë golave nga Ferran Jutlga Blanc, Gavi dhe Nico Gonzalez, raporton Gazeta Express.

Goli i fitores i Gonzalezit erdhi pasi skuadra e Xavit e kishte çuar dëm një epërsi prej dy golave.

Pas ndeshjes, Xavi e kritikoi mbrojtjen e vet dhe tha se Barcelona duhet ta kthejë modelin e lojës së vet tradicionale.

“Ne e kemi humbur modelin e lojës (së Barcelonës) dhe duhet ta kthejmë atë. Shumica e lojtarëve nuk e kuptojnë pozitën në të cilën luajnë”, tha Xavi.

“Nuk kam qenë këtu gjashtë vjet dhe ka gjëra që më kanë habitur taktikisht. Nuk kam qenë këtu, prandaj s’e di kush është përgjegjës për këtë, por kjo po na e vështirëson punën”, shtoi ai.

Barça është e shtata në La Liga, tri pikë larg vendit të katërt, Rayo Vallecano. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...