Wilson vazhdon kontratën me Unitedin

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Manchester Unitedit, James Wilson ka nënshkruar kontratën e re katërvjeçare me klubin, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Menaxheri Louis van Gaal është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës së Wilsonit, të cilin e ka cilësuar si sulmuesi me të ardhme të ndritur.

“James është njëri nga lojtarët me të ardhme të ndritur dhe ne jemi të lumtur që nënshkroi kontratën e re”, ka thënë Van Gaal.

Wilson ka thënë se është i lumtur me vazhdimin e kontratës me klubin e tij të fëmijërisë.

“Jam këtu që nga mosha shtatëvjeçare dhe e kam shijuar kohën time këtu. Jam i lumtur që do të vazhdoj të përmirësohem si lojtar i Manchester Unitedit”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...