Wilsheres nuk i vazhdohet kontrata, mbetet sërish lojtar i lirë

PUBLIKUAR

Jack Wilshere ka mbetur sërish lojtar i lirë.

Klubi i Aarhus ka njoftuar këtë të mërkurë se nuk ka vazhduar bashkëpunimin me mesfushorin anglez, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e klubit danez thuhet se për mos vazhdim të bashkëpunimit kanë rënë dakord të dy palët, pavarësisht se më herët kishin nisur bisedimet për rinovim të saj.

Wilshere te Aarhus kaloi si lojtar i lirë në shkurt të këtij viti.

30-vjeçari bëri debutimin e tij më 25 mars 2022 kundër Vejle, teksa regjistroi në total 14 paraqitje.

Ish-mesfushori i Arsenalit kishte mbetur pa skuadër edhe më herët, në periudhat 5 tetor 2020 – 18 janar 2021 dhe 1 korrik 2021 – 20 shkurt 2022. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...