Wilshere mendon se Bale nuk do të përshtatej në Arsenal

PUBLIKUAR

Ylli i Wales është lojtar i lirë por ish mesfushori i Anglisë insiston që ai nuk është i mirë i mjaftueshëm për t’u përshtatur me skuadrën

Arsenali është paralajmëruar që mos të nënshkruajë me Gareth Bale këtë verë, pasi që ish mesfushori i kësaj skuadre, Jack Wilshere beson se ai do t’i pengonte Topxhinjtë.

Bale është i gatshëm si transfer i lirë këtë verë pasi që i ka përfunduar kontrata me Real Madrid.

Ai është lidhur me një kthim në Premier Ligë, me një rikthim të Tottenham që është më i mundshmi.

Ish ylli i Arsenalit Wilshere është pyetur nëse 32 vjeçari është një lojtar shtesë i mirë për skuadrën e Mikel Artetas, por ai beson se ylli i Walesit nuk është i mirë i mjaftueshëm në këtë pikë të karrierës.

“I shikoj lojtarët të cilët luajnë në atë pozitë dhe ata janë futbollistë të rinj të cilët konsiderohen lojtarët më të mirë që ka pasur Arsenali viteve të fundit”, tha Wilshere për talkSPORT, transmeton GazetaExpress.

“Kështu që nuk mendoj se ai do të mund të luajë shumë. Nëse ai e luan, mendoj se do të jetë si plan rezervë për lojtarët e tjerë”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...