Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se mesfushorët Jack Wilshere dhe Santi Cazorla pritet të kthehen për pak javë.
Anglezi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje këtë edicion, ndërsa Cazorla ishte jashtë që nga fundi i muajit nëntor.
“Ata janë kthyer dhe po vrapojnë. Janë duke e ndjekur një program fitnesi dhe nuk është më çështje muajsh, por është çështje javësh deri në rikthim”, ka thënë Wenger në konferencën për media para derbit me Leicesterin.
Wenger po ashtu ka deklaruar se pret që Welbeck të kthehet në ndeshjen ndaj Hull Cityt.
Arsenali pret këtë të diele liderin Leicesterin në garë për pozitën e parë. /Telegrafi/


