Wilder ndryshon planin, shtyn meçin me Ortiz për të mos u përballur me Furyn

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Revanshi mes kampionit të botës në peshën e rëndë, amerikanit Deontay Wilder dhe kubanezit Luis Ortiz do të zhvillohet më në nëntor.

Kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej më 28 shtator, por duket se është vendosur që ajo të shtyhet me dy muaj. Një lëvizje strategjike kjo e kampionit të botës në kategorinë WBC, për të evituar një tjetër revansh, atë të 22 shkurtit ndaj Tyson Fury.

Nga dueli Wilder-Ortiz

Duket se Wilder synon të duelojë në pranverën e 2020-ës ndaj fituesit që do të dalë nga dueli mes Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua. Shpresa e amerikanit është unifikimi i titujve kampionë bote në peshën e rëndë, objektiv që ai nuk e ka mohuar kurrë.

Wilder dhe Ortiz janë përballur edhe më parë, në mars të 2018-ës dhe kampioni i botës asokohe fitoi me “KO teknik” në raundin e 10-të. Gjithsesi, zyrtarizimi i këtij ndryshimi të programit pritet të zyrtarizohet ditët në vijim.

Tashmë situata në peshën e rëndë bëhet gjithnjë e më interesante, me shumë boksierë protagonistë që dalin në skenë. /Telesport

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...