Deontay Wilder e ka ripërsëritur dëshirën për t’u përballur me Anthony Joshuan dhe ka pohuar se bashkëpunimi është kyç në arritjen e marrëveshjes për një meç për titull në kategorinë e rëndë të boksit.
Wilder së pari duhet ta mbrojë titullin e tij në ËBC kundër Dominic Breazeale më 18 maj, ndërsa Joshuan do të boksojë kundër Jarrel Miller më 1 qershor për t’i mbrojtur titujt IBF ËBA dhe ËBO, transmeton Gazeta Express.
Promotori i Joshuas, Eddie Hearn tha javën e kaluar se të dy palët kanë shprehur dëshirë për të caktuar meçin, dhe tani Wilder e ka mirëpritur një meç të tillë, i cili do t’i vinte në lojë katër titujt kryesor të kategorisë së rëndë.
“Duhet ta shohim një kampion, një fytyrë, një emër. Është detyrë e madhe për ta kompletuar. Duhet bashkëpunim nga shumë njerëz për ta bërë realitet”, tha Wilder.
“Të gjithë duan ta shohim këtë meç, por janë ca gjëra që duhet t’i bëjmë. Unë sjelli entuziazëm, unë i mbaj të gjithë çelësat, jam njeriu kryesor në kategorinë e rëndë. Askush nuk po bën çfarë po bëj unë”, shtoi ai. /Gazeta Express/


