Werner zgjodhi Chelsean para Unitedit shkaku i parave, gjermani pritet të ketë pagë marramendëse te Blutë

PUBLIKUAR

Timo Werner thuhet se zgjodhi një transferim te Chelsea këtë verë, pavarësisht interesimit të madh nga Manchester Unitedi.

Djajtë e Kuq kanë dashur ta nënshkruajnë sulmuesin gjerman, pasi Liverpool u tërhoq nga negociatat me RB Leipzig.

Sipas mediumit Sky Germany, Unitedi në të vërtetë paraqiti një ofertë për Werner para Chelseat.

Liverpooli përjashton rivalitetin me Chelsean për WernerinLiverpooli përjashton rivalitetin me Chelsean për Wernerin

Por, burimi gjerman shton se Werner dëshironte një transferim në klubin londinez sepse ata i bënë një ofertë ‘financiarisht më fitimprurëse’ sesa Unitedi.

Blutë thuhet se ranë dakord një marrëveshje prej 200 mijë funtesh në javë me sulmuesin 24-vjeçar apo 11.7 milionë euro në vit.

Pesë mënyrat si mund të luajë Chelsea me Hakim Ziyech dhe Timo Werner në formacionPesë mënyrat si mund të luajë Chelsea me Hakim Ziyech dhe Timo Werner në formacion

Megjithatë, nuk janë vetëm paratë që e tundën Wernerin të transferohet drejt Stamford Bridge.

Ylli gjerman është gjithashtu i entuziazmuar për t’ia filluar me Blutë dhe beson se ata janë pozicionuar më mirë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...