“Werner në Bayern? S’dua të përzihem”

PUBLIKUAR

Karl-Heinz Förster ka refuzuar të flasë për të ardhmen e Werner, që sipas “SportBild”, mund të konsiderohet qysh tani lojtar i Bayern Munich.

“Ka shumë spekulime, por nuk dua të përzihem”, këto ishin fjalët e Karl-Heinz Förster, agjentit të Timo Werner, i pyetur për lajmin e “SportBild”, sipas të cilit ai ka rënë dakord me Bayernin për të transferuar lojtarin e Përfaqësueses së Gjermanisë në “Allianz Arena” verën e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Sipas “SportBild”, Werner i ka premtuar Leipzigut që nuk do largohet falas nga klubi, duke rritur shanset e një transferimi në Munich gjatë verës, pasi kontrata i skadon në vitin 2020.

22-vjecari ka bërë 25 paraqitje këtë edicion për RB Leipzig dhe ka realizuar 14 gola. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...